MagazinaSport

E pyesin Mustafin, çka nëse luan Gjermania me Shqipërinë, ja përgjigja

Mbrojtësi shqiptar që luan për reprezentacionin e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka dhënë një intervistë për mediat gjermane, transmeton Indeksonline.
Në këtë intervistë anëtari i Valencias, foli gjerë e gjatë rreth karrierës së tij, ftesa në botëror me Gjermaninë, dhe edicioni i parë i tij në Spanjë.
Mustafi u vu në vështirësi kur u pyet për një ndeshje rreth Gjermanisë dhe Shqipërisë, në qoftë se të dy këto kombëtare do të ishin përballur në ndeshjet për kualifikueset për botërorin e Rusisë.
“Kjo sigurisht nuk do të ishte një situatë e lehtë për mua, pasi kam fituar respekt të madh në të dy vendet. Të dy skuadrat po luajnë mirë dhe po të luanin, unë do të isha përgatitur për lojë si çdo herë. Unë zgjodha për të luajtur me Gjermaninë, dhe mbështesë zgjedhjen time”, u shpreh Mustafi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button