MagazinaSport

Adnan Januzaj mbetet tek Man Utd..!

Mesfushori i skuadrës së Manchester United, Adnan Januzaj ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të largohet nga Old Traffordi. Më herët ishte raportuar se Januzaj është shumë afër huazimit tek skuadra e Sunderlandit, mirëpo ishte vetë ai që i hedhi poshtë këto. “Spekulimet”, dhe pastaj ka qeshur. Kjo është fjala e vetme që e ka shkruar ai në rrjetin social, Twitter, teksa kjo do të thotë që Adnan Januzaj ka vendosur që të qëndrojë tek United dhe të luftojë për një vend startues. Në anën tjetër edhe Louis van Gaal e ka konfirmuar se Januzaj nuk do të largohet nga United.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button