QSA vazhdon realizimin e projektit “Racioni Im” në shkollën “Migjeni” Caravajkë (Foto)
Për një vijim të mbarë të procesit mësimor, sigurisht që është e domosdoshme të sigurohen kushtet elementare.
Duke e ditur rëndësinë e arsimimit të gjeneratave të reja dhe duke u mbështetur në parimet bazë te humanitetit, QSA në vazhdimësi është në ndihmë të këtij procesi. Në këtë kontekst, QSA vazhdon realizimin e projektit “ Racioni im”, projekt ky që ka të bëjë me sigurimin e shujtës ditore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë. Konkretisht, këto ditë u nënshkrua marrëveshja me shkollën fillore “Migjeni” në Ceravajkë për sigurimin e shujtës ditore për gjithësejt 31 nxënës, duke filluar nga muaji Nëntor e deri në përfundim të vitit shkollor 2017-2018.
Ky projekt po realizohet falë ndihmës së pakursyer të bashkëatdhetarëve tanë në Zvicër, të cilët përmes qendrës sonë atje, kontribuan në realizimin e këtij projekti.
Synimi I këtij projekti është që sadopak t’u lehtësohen kushtet per nje vijim të mbarë të procesit mësimor, duke i ditur kushtet e vështira ekonomike në përgjithësi e sidomos në pjesën e Malësisë së Preshevës.
Bëjmë ftesë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që t’i bashkëngjiten aktiviteteve tona, sepse kërkesat në teren janë të mëdha në krahasim me mundësitë tona .
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt e në veçanti bashkëatdhetarët tane ne Zvicër, falë ndihmës së të cilëve u bë i mundur realizimi i këtij projekti.
Qendra Solidariteti dhe Avancimit
Departamenti i Avancimit