Konkursi i fotografisë ”PreFoto” në Preshevë me aplikues nga 31 shtete
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë artistike ”PreFoto”, mbahet për të shtatën herë në Preshevë.
Hapja e ekspozitës se fotografive do të bëhet më 25Nëntor, me fillim prej orës 19:00 në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë dhe do të bëhet ekspozimi i 70 fotografive.
Sipas organizatorëve në këtë ekspozitë kanë aplikuar rreth 400 fotograf nga rajoni dhe bota ndërsa komisioni do të përzgjedhë tri fotografitë më të mira që do të vlerësohen nga ekspert shqiptar e të huaj.
Drejtori i kësaj ekspozite, Edon Agushi ka thënë se Presheva po mbledh artistët dhe fotografët më të mirë, me qëllimin që të gjithë ta shohin dhe promovojnë Preshevën, si vendin e kulturës dhe pikëtakimin e artistëve.
Agushi është shprehur se përmes bashkëpunimit dëshirohet të rritet edhe kualiteti për fotografi më të mira fotografive në qytetin e Preshevës, në mënyrë që të mësojmë se si të huajt e shohin Preshevën.
Artisti i shquar nga Dibra, Afrim Spahiu, në rrjetin social Facebook, këtë ngjarje e cilëson si ngjarje e reflektimit kulturor më dimension ndërkombëtar.
Koordinatori i këtij organizimi, Bardh Agushi u shpreh se artistët e rinj, fotografët e rinj do të kënë mundësin e promovimit të ideve artistike në Preshevë, qytetin e bukur shqiptar.
Agushi theksoi se fotografët do të jenë urë-lidhëse e të rinjëve tanë për bashkëpunime të mëtutjeshme.
Në mesin e 400 aplikuesve ky konkurs arrin që t’i bëjë konkurues mes veti shtetet si Shqipëria, Kosova, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Italia, Franca, Gjermania, Brazili, Rumania, Turqia, Shri Lanka, Maroko, Burma, India, Malajzia, Polonia, Anglia, Belgjika, Arabia Saudite dhe shtete te tjera.
Ky konkurs për herë të parë mbështetet nga Ministria e Kulturës se Shqipërise ndërsa përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës së Kosovës, komuna e Bujanocit, komuna e Preshevës, KëshillI Kombëtar Shqiptar dhe biznese të tjera private në rajon.