MagazinaSport

Në Kosovë, ka futbollistë që paguhen 30 euro në muaj!

E besoni apo jo, në Kosovë ndodh që një futbollist të paguhet vetëm 30 euro në muaj.
I tillë është ‘fati’ i Blend Bytyqit, futbollist i Ballkanit të Therandës, që garon në Ligën e Parë. 
Në fakt, në listën e pagave për muajin maj, figuron edhe shuma të cilën e ka ‘gëzuar’ ky futbollist.
Aty sqarohet se Bytyqi ka zhvilluar vetëm dy stërvitje, të cilat i janë paguar nga 5 euro, në total 10 euro, si dhe 20 euro nga premitë, që i bie 30 euro në total, përcjell Zëri.
Pak më mirë se ai qëndron bashkëlojtari, Ardit Gallapeni, i cili për muajin që shkoi i mori 40 euro në muaj (25 nga stërvitjet dhe 15 nga premitë).
Kurse, Visar Berisha, dikur futbollist i Prishtinës dhe Winterthurit, i mori vetëm 65 euro muajin e kaluar. Këto rroga janë vërtet të tmerrshme dhe për gjynah.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button