MagazinaSport

Rrahet 11 vjeçari nga policia maqedonase

Në ndeshjen e basketbollit në ligën e të rinjve që u zhvillua dje në Kavadar, në mes ‘’Feni Industri’’ dhe KB ‘’SHKUPI’’, u rrahën tre të rinj shqiptarë si dhe janë ofenduar dhe janë sharë rëndë shqiptarët nga tifozët maqedonas.
Por e gjitha nuk kishte përfunduar këtu, pas sharjeve dhe ofendimeve që u janë bërë shqiptarëve nga tifozët maqedonas, policia ka treguar forcën me basketbollistët shqiptarë të cilët pa pikë faji u goditën nga policët maqedonas.
Policia rrahu dy basketbollistë dhe një fëmijë 11 vjeçarë njofton TetovaSot.
Raportohet se gjatë gjithë ndeshjes tifozët maqedonas kanë brohoritur vazhdimisht thirrje raciste: “Dobar siptar, mrtov siptar” apo “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button