LajmeMagazina

Në Preshevë jeta normale si para ashtu dhe pas konfliktit në Kumanovë

Jeta në Preshevë, 25 kilometra larg Kumanovës po zhvillohet normal pas konfliktit të fujndit gjatë vikendit që ndodhi në qytetin fqinj, qytetin e Maqedonisë.
“Nuk shof asnjë dallim në jetën e të rinjëve para dhe pas ngjarjes në Maqedoni” ka thënë aktivisiti i shoqërisë civile në Preshevë, Abdulla Ahmedi.
Edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se jeta në Preshevë po zhvillohet normalisht pas konflikit të Kumanovë, edhe pse ngarjet atje kanë shqetësuar banorët e Preshevës.
“Secili qytetar i Luginës së Preshevës ka shprehë shqetësimin e tij me atë që ndodhi në Kumanovë, por jeta këto po zhvillohet normal si gjithmonë” ka thënë Mustafa.
A ekziston mundësia që konflikti i Kumanovës të barten në jug të Serbisë, kryetari Mustafa ka thënë se, jo, asnjëherë, sigurtë që nuk do të bartet. Nga ana e shqiptarëve të Luginës së Preshevë jo. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button