Rrugët e Ardita Sinanit po prishen për 11 muaj!
Rruga Miratoc-Cakanoc nuk mbijetoi as një vit, asfalltimi i rrugës kryhet në qershor2017 ndërsa prishja e pjesës më të madhe të saj në prill2018!
Me 29 qershor 2017 kishin filluar punët për asfalltimin rrugës Miratoc-Cakanoc, ku për inspektim gjithashtu ishte edhe ish-kryetarja e komunës Ardita Sinani, për të i vëzhguar nga afër punimet në këtë rrugë. Rruga përfshinte një shumë afër 30.000.000 dinar. Rruga ka rëndësinë e madhe për banorët e fshatit Miratoc e sidomos tani që po bëhet rikonstruktimi i rrugës së Karposhit, të gjithë banorët e shfrytëzojnë këtë rrugë. Por, si bëhet që kjo rrugë të mos qëndroj më gjatë se 11 muaj!
Banorët e fshatit Miratoc ndihen të ofenduar me punën që është kryer në këtë rrugë. Ata shprehin revoltën e tyre dhe kërkojnë përgjegjësi nga punkryesi dhe ish kryetarja e komunës për prishjen e shpejtë të kësaj rruge. Në një pushtet joserioz dhe shkurtpamës, ku punët duhet të kryhen sa për syefaqe dhe që nuk është monitoruar asgjë, ne të gjithë mundemi të e shikojmë se sa është trashësia e asfalltit (diku 3cm) në këtë rrugë, rrugë ku kalojnë edhe kamionet me mallra të rëndë e makina të shumta tërë diten.
Pasi e lajmruam kryetarin e komunës Shqiprim Arifi, ai doli në terren dhe e vërejti prishjen e pjesës më të madhe të kësaj rruge dhe na dha mbështetje se kjo rrugë do të rregullohet, por ne kërkojmë nga kryetari Shqiprim Arifi (nëse është e mundur me buxhet) që në një kohë sa më të shpejtë të bëhet rregullimi i kësaj rruge, pasi që është rruga që po shfrytëzohet më së shumti nga banorët e fshatit për dalje në qytet dhe në autostradë. Ndërsa keqpërdoruesit e detyrës dhe ish-Kryetarja të japin llogari për këtë monstrum të tyre.