MagazinaSport

Shefati kampion edhe në WBC

Boksieri Shefat Isufi pas fitores ndaj turkut Ata Dogan ku mori titullin e kampionit të botës në versionin WBCA, në mbrëmjen e së shtunës ka shënuar edhe fitoren e radhës duke e bërë për vete titullin kampion në versionin WBC.
25 vjeçari Shefat Isufi nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit ka shkëlqyer në arenën e boksit të qytetit Altötting në Gjermani duke mposhtur hungarezin Istvan Zeller, raporton Titulli.com.
Në këtë meç profesionist shqiptari u tregua i kujdesshëm, njëherit me goditjet e forta të tij arriti që të dalë triumfues, duke e mposhtur kundërshtarin në raundin e katërt.
Me këtë fitore, Shefati, përveç që bëri për vete titullin e kampionit Mediteran në versionin WBC, ai regjistroi edhe fitoren e 16, nga të cilat 11 me nokaut, ndërsa ka 2 humbje dhe 2 barazime.
Kundërshtari i tij Istvan Zeller me këtë meç ka bërë gjithsejtë 6 humbje dhe 17 fitore, prej të cilave 6 me nokaut.
Vlen theksuar se boksieri nga Lugina më 24 janar fitoi titullin botëror në kategorinë WBCA, duke e mposhtur turkun Ata Dogan, gjithashtu me nokaut në raundin e katërt. /Titulli.com/


(adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button