MagazinaSport

Boks në Bujanoc, shqiptarët dominues (Foto)

Në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc sot është zhvilluar turneu regjional i boksit “Tërnoci 2015” ku triumfues dolën boksierët shqiptarë.
Muhamed Zairi, Flakrim Ymeri, Alban Bermeta ishin tre boksierët shqiptarë nga klubi i boksit “Tërnoci” që në meçet e tyre shënuan fitore ndaj boksierëve Fatlum Agushi nga Kosova, Simonoviq Vlladica dhe Boshkoviq Martin nga Serbia.
Fitore shënuan edhe boksierët nga Shqipëria, Seid Kalemi, Anxhello Merkohasanaj dhe Aleksandar Ramo. Humbja e vetme që shqiptarët pësuan ishte meçi në mes të Besnik Guta nga Kosova dhe Nurishov Almir nga Maqedonia që përfundoi me fitoren e këtij të fundit, raporton Titulli.com.
Në përfundim të këtij turneu njëditor u ndanë edhe çmimet për pjesëmarrësit. Çmimi boksieri më i mirë i takoi Alban Bermetas nga Shqipëria që përfaqësoi KB “Tërnoci”, më luftarakut i takoi Alaksander Ramo nga Shqipëria, ndërsa boksieri më teknik u shpall Flakrim Ymeri nga Tërnoci .
Juri në turneun regjional të boksit “Tërnoci 2015” ishin Mevlan Ymeri, Ismet Abazi dhe Fadil Ebibi, kurse refer kryesor Zhivan Simiq dhe ndihmës i tij Jetmir Kuqi. /Titulli.com./

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_host = “pub-1556223355139109”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_host = “pub-1556223355139109”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button