Lajme
Shtëpia e shëndetit ofron shërbime falas për mërgimtarët e komunës së Preshevës
Për të gjithë bashkëatdhetarët e komunës së Preshevës të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të tjera të botës, e që momentalisht gjinden në vendlindje për pushime, Shëpia e Shëndetit është përkujdesur në mënyrë të veqant t’ju ofrojë shërbime shëndetësore falas.
Ata mund të kryejnë matjen e tensionit të gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak në shërbimin e ndihmës së shpejtë, duke filluar që nga sot e deri më 20.08.2018.