Lajme
Bashkatdhetari nga Bushtrani i dhuron çarshafë dhe mantela të bardhë shtëpisë së shëndetit në Preshevë (Foto)
Shtëpia e Shëndetit “Presheva” në Preshevë ka përfituar një donacion që i ka siguruar bashkatdhetari Vahid Beqiri nga fshati Bushtran i cili punon dhe jeton në Zvicër, shkruan Presheva.AL
Donacioni i dhuruar nga bashkatdhetari është komplet rrobash, çarshafë dhe mantela të bardhë që do ti përdorin stafi i këtij institucioni në shërbim të qytetarëve të Preshevës.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, ka falënderuar bashkatdhetarin për donacionin.
“Si gjithmonë mërgata është shtylla kryesore e komunës sonë! Ju faleminderit”