Serioziteti i takimit me Thaçin – Mustafa ka një tjetër problem
Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës janë ftuar në një takim ditën e sotme nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku temë diskutimi ka qenë gjendja e shqiptarëve në atë pjesë.
Por përderisa në këtë takim diskutohej për çështje të rëndësishme si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe mundësive për idenë e shkëmbimeve të territoreve mes dy vendeve, kryetari i Partisë Demokratike për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka pasur një tjetër problem, raporton Insadjeri.
Ai në konferencë para gazetarëve ka posa ka përfunduar një përgjigje ka nxjerrë nga xhepi facoletën për t’i pastruar hundët.
Ky takim i presidentit Thaçi ka dëshmuar agjendën e njëjtë të tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili gjatë ditës së djeshme ka takuar përfaqësuesit serb në Kosovë në krye të të cilëve ishte “njeriu i fuqishëm” i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojçiq dhe zyrtarëve të lartë të Listës Serbe.