Rozë

Pamela Anderson ndahet nga kampioni i Kupës së Botës, ja arsyeja

Pamela Anderson u nda nga i dashuri i saj Adil Rami, vetëm pak ditë pasi ky i fundit i propozoi idenë e martesës… Të afërm të Anderson thanë për TMZ se ajo i dha fund marrëdhënies 1-vjeçare me kampionin e Kupës së Botës.

Ata thanë se ai i dha një unazë Cartier, pasi fitoi turneun e futbollit dhe sëfundmi përmendi “pyetjen”, por ajo i tha jo. Aktorja është ende në Francë pas shpërnguljes nga shtëpia ku bashkëjetonin.

Marrëdhënia e tyre dukej e shëndetshme, pasi futbollisti takoi të ëmën e Pamelës në muajin Korrik, por mesa duket nuk ishte e mjaftueshme.

Ndërsa përsa i përket unazës… burimet thanë se Pamela Anderson ia dha djalit të saj të madh, Brandon.

Related Articles

Back to top button