Sport

Francë – Luksemburg i besohet gjyqtarëve nga Kosova

Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova do gjykojnë ndeshjen mes Francës U-21 dhe Luksemburgut U-21, të martën më 11 shtator në Strasburg.

Franca dhe Luksemburgu ballafaqohen në një takim të Grupit 9, të vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21, me Genc Nuzën dhe ndihmësit e tij si zyrtarë të saj.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor, Fatlum Berisha dhe Bujas Selimaj anësorë, ndërsa gjyqtar i katërt Visar Kastrati.

Nuza bashkë me tre gjyqtarët tjerë, u pranuan si gjyqtarë të FIFA-s më 23 nëntor të vitit 2016 dhe është gjyqtar primar në Ipko Superligën e Kosovës.

Nuza e ka gjykuar edhe një ndeshje miqësore të FIFA-s mes Turqisë dhe Moldavisë

Related Articles

Back to top button