Sport

Liga e Kombeve / Zvicrën e nderojnë shqiptarët

Liga e Kombeve ka nisur që të dhurojë spektakël golash! Jo pak, por gjashtë herë ka shënuar skuadra e Zvicrës në portën e Islandës. Siparin e golave në këtë sfidë të parë në grup për helvetët e ngriti Zuber që shënoi në minutën e 13, ndërsa pas tij arritën që të gjente rrjetën Zakaria në pjesën e parë.

Pjesa e dytë e lojës është pothuajse e gjitha e shqiptarëve. Xherdan Shaqiri shënoi në minutën e 53, ndërkohë që golin e katërt e realizoi Seferoviç. Albian Ajeti gjeti rrjetën e pestë, ndërkohë që Admir Mehmedi shënoi golin e gjashtë dhe të fundit për helvetët. Islanda pothuajse nuk u pa në fushë, pasi zotërimi i topit, rasteve dhe përqindja e lojës natyrisht që ishin në favor të vendasve që dhanë shfaqje të bukur para publikut të tyre.

Bjellorusi – San Marino përfundoi me shifrat 5-0. Bjellorusët që kishin ndeshje të lehtë si në letër dhe në fushë arritën që ta tregonin veten më së miri. Dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe tre në të dytën i kanë mjaftuar formacionit të trajnerit Kriushenko që të gëzonte publikun vendës.

Finlandë – Hungari ishte ndeshja e grupit C që përfundoi me shifrat 1-0 për baltikët, të cilët arritën që të gjenin rrugën e rrjetës në fillimin e pjesës së parë me Pukki-n. Një ndeshje e luftuar fort nga të dyja skuadrat, por fati në fund ka qenë me finlandezët.

Related Articles

Back to top button