Sami Salihu qëndron në Ulqin, nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Preshevës dhe Komunës së Ulqinit
Dy ditët e fundit kryetari i kuvendit komunal ka qëndruar në Ulqin me ftesë të kryetarit të kuvendit të Ulqinit Ilir Çapuni. Gjatë kësaj vizite nënshkruam Memorandumin për Bashkëpunim në mes të dy Kuvendeve vendore.
Komunat tona kanë shumëçka të përbashkët, edhe të mirat edhe të këqijat, tha Çapuni duke shtjelluar nevojën për formalizimin e bashkëpunimit në mes të dy organeve përfaqësuese të këtyre dy komanve.
Memorandumi parashikon shkëmbimin e praksës legjislative dhe përfaqësuese si dhe shkëmbimin e praktikave në zhvillimin e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe turizmit. Simbolikisht, Çapuni memorandumin e ka firmosur me laps blu me mbishkrimin e Komisionit Evropian dhe shtoi që aplikimi i standarteve evropiane nuk na shpien vetëm në Bashkimin Evropian, por ngrit kualitetin e jetës të secilit qytetar.
Kryetari i Kuvendit të Preshevës Sami Salihu shprehu kënaqësinë për vizitën. Ai iu falenderua nikoqirëve për pritjen e ngrohtë gjatë dy ditëve. Edhe ai, pas vizitave të disa institucioneve konfirmoi që një numër i madh i problemeve me të cilët hasen qytetarët e këtyre dy komunave kanë natyre identike.
Gjatë vizitës së tyre dyditëshe në Ulqin, kryetari i Kuvendit Salihu i shoqëruar me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm të Komunës së Preshevës dhe drejtorin e Qendrës për Punë Sociale të Preshevës u takuan me kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës Loro Nrekiqin dhe Astrit Hoxhën, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Faik Nikën, drejtorin e Qendrës për Veprimtari Sociale Mehmet Durakun, sekretarin e Sekretariatit për Urbanizëm Mehmet Millën, drejtorin e Qendrës për Kulturë Musa Hoxhën dhe udhëheqësin e Muzeut Gazmend Kovaçin.
Në të ardhmen, pritet intensifikim i marredhënieve në mes të dy Komunave.