Lajme
Reagon ish komandanti i përgjithshëm i UÇPMB Shefket Musliu për bastisjen e shtëpisë së nënkryetarit të OVL-së
Pas OVL-së reagon edhe ish-komandanti i përgjithshem i UÇPMB-Shefket Musliu
Në reagimin e Musliut thuhet:
Me shqetësim mora lajmin për bastisjen e shtëpisë së nënkryetarit të OVL-së, Tefik Abazi.
Qasja primitive e shantazhuese ndaj ish ushtarëve të UÇPMB-së, po vazhdon të shprehet nga sistemi qendror i Sërbisë.
Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ishte e pastër si loti, sepse ajo përbëhej nga bijtë më të mirë të Kosovës Lindore, një ndër ta ishte dhe Tefiku.
Mbështes reagimin e OVL-së, për rastin në fjalë, dhe i bëj thirrje për qetësi e maturi.
Në këtë moment historik i bëj thirrje shqiptarëve të qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin.
Bashkë deri në bashkimin me trungun tonë natyral.