Ansambli i këngëve dhe valleve “Venac” nga Graçanica, nuk ka mundur të udhëtojë për në Baden të Zvicrës, pasi ambasadat e këtij shteti në Prishtinë dhe Beograd, kanë refuzuar t’i marrin parasysh pasaportat e tyre serbe.
Anëtarët e ansamblit nga komuna e Graçanicës në Kosovë, kishin aplikuar për viza me pasaporta të Serbisë në ambasadën zvicerane në Prishtinë. Por kjo kishte refuzuar t’i marrë parasysh, duke i sugjeruar se me ato pasaporta mund të aplikojnë vetëm në ambasadën zvicerane në Beograd.
Por edhe atje ishin refuzuar. Ambasada zvicerane në Beograd u kishte thënë se personat që jetojnë në Kosovë, duhet të aplikojnë për vizë në Prishtinë.
Zvicra është ndër vendet e para që ka njohur shtetin e Kosovës, dhe për qytetarët e këtij vendi pranon vetëm dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës, përcjellë lajmi.net një shkrim të gazetës serbe Vecernje Novosti.
Artistët serb nga Graçanica, të cilët thonë se financohen nga buxheti i Serbisë, do të mund të udhëtonin për në Zvicër sikur të pajiseshin me pasaporta të Republikës së Kosovës. Por ata kanë thënë se duke pasur parasysh se shteti i tyre, i cili edhe ua financon aktivitetin, pavarësinë e Kosovës e konsideron të jashtëligjshme, ata kanë refuzuar që të pajisen me një dokument të tillë.
Ky ansambël ka paralajmëruar se në shenjë proteste do të performojë përpara Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;