Lajme

Bujanoc: Serbët lokal kërcënojnë me jetë biznesmenin shqiptarë, pushteti po heshtë

Lokali “Toskana” pronë e biznesmenit shqiptarë Avni Ajetit në Bujanoc është lokali i parë pas konflikteve të armatosura i cila i ka shërbyer popullatës në këtë lagje të qytetit, por që atëherë serbët lokal veçanarisht ata të banesave ku edhe gjendet lokali e kanë kundërshtuar duke shantazhuar me ide të ndryshme si dhe me njëllosje me ngjyrë të zezë në muret e lokalit deri te iniciativat e ndryshme se gjoja renovimi po rrezikon sigurin e ndërtesës dhe deri të kercënimi me jetë. Përgjatë kësaj periudhe mëse 6 herë serbët kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme, duke shkruar grafite, kërcënim me jetë e deri të vjedhja e makinës së pronarit, por Ajeti asnjëherë nuk është dorëzuar, ai e ka ngjyrosur renovuar dhe lokali (Piceria Toskana) gjithnjë ka qenë në shërbim të qytetarëve.

Kohëve të fundit afera ndaj këtij lokali prap është aktivizuar kur pronari ka dashur që ti kryej disa renovime të vogla, sikurse i bëjnë gjitha lokalet tjera, me këtë rast sipas djalit të tij Artonit, në një bised për presheva.com, serbët po tentojnë që ta pengojnë në të gjitha mënyrat, duke kërkuar nga organet kompetente që ti ndërpresin punimet, se gjoja po rrezikohet siguria e ndërtesës me rastin e renovimit. Familja Ajeti këtë e konsideron si presion të palës serbe dhe asgjë tjetër, sepse sipas tyre ndoshta edhe po i pengon që një shqiptarë ta ketë lokalin në këtë zonë ku ndëgjohet muzik në gjuhën shqipe. Djali i pronarit në rrjetin e tij social iu ka drejtuar dhe organeve komunale që të ndërmarrin diçka në këtë drejtim sepse siç ka shkruar ai, prindi i tij gjithmonë ka qenë taksapagues i rregullt dhe se lokali është pronë private. Në postimin e tij Arotni ka shkruar:“Çfar po ndodh 2001-2019 në Bujanoc” Presion i vazhdushëm ndaj prindit tim biznesmen që 30 vite Avni Ajeti ndonëse tatim pagues i rregullt dhe kontribut të vazhduëshem në çdo sfer kurdoher për Komunn e Bujanocit. Presion për renovimin e lokalit “Toskana” nga banorët serb i vazhdueshëm që nga viti 2001-2019 disa her të demoluar lokalin në prap nuk jemi tërhequr dhe jo vetëm kjo por dhe kërcënime me jetë dhe vjelljen e mjetit Mercedes. I bëjm thirrje instutucionit më të madh, Komunës së Bujanocit mos të heshtë por të jetë transparent për të gjith njesoj. Ligjit të vazhdojë për të gjith njësoj. Prona është e jona, ka shkruar Ajeti.

Related Articles

Back to top button