Bukëpjekësi Shqiptar në Beograd: “Unë nuk jam armiku i askujt, ky është vendi im”
“Unë nuk jam armiku i askujt, ky është vendi im”, thotë Mon Gjura, pronar i furrës “Roma” në Beograd, si formë reagimi ndaj protestës në të cilën turma serbe brohoriste sllogane skandaloze dhe ksenofobe.
Disa dhjetra njerëz u mblodhën të shtunën para kësaj furrë buke në Beograd, për shkak zbuluan një foto ku vëllai i pronarit të furrës bën “shqiponjën me dy krena”.
Më vonë u konstatua se ai ishte ish-punonjës i cili u shkarkua, njoftoi media e Beogradit.
Turma brohoriste fyerjet dhe këndoi këngë për “Kosovën dhe djegien e xhamive”, ndërsa pranë lokalit të tij u vendosën koka derri.
Shumë përdorues të rrjeteve social kanë dënuar këto sulme. Ata kujtuan punën humanitare të kësaj furre buke.
Furra “Roma” e cila ndodhet pranë shkollës, ofron ushqim falas për fëmijët refugjat, si dhe për fëmijët e tjerë që nuk kanë mundësi të paguajnë.