MagazinaSport

Mposhtet UEFA: Fshin vendimin nga Facebook

Në faqen e saj të rrjetit social Facebook, UEFA ka fshirë postimin ku bëhej me dije vendimi i marrë për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Nuk ka asnjë arsye apo koment zyrtar për këtë gjë, por fakti se në atë postim numëroheshin mbi 175 000 komente kundër politikës së UEFA-së për të mos dënuar racizmin serb në ndeshjen ndaj Shqipërisë, të bën të mendosh se ky veprim është bërë për të fshehur reagimin e njerëzve. Fushata e reagimit kundër vendimit të UEFA-së për ndeshjen Serbi-Shqipëri, nisi vrullshëm më 23 tetor duke u përqendruar më së shumti në faqet e rrjeteve sociale të organit të futbollit evropian. Nën hashtag-un “#UEFAsayYEStoRacism” apo “#UEFAmafia” e shumë të tjera, të gjitha postimet u bënë pre e reagimit të shqiptarëve, reagim që si duket po kërkohet të fshihet ose më saktë të shuhet.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button