Rrahje masive në St. Gallen të Zvicrës, arrestohen dy shqiptar
Të dielën një rrahje masive ka ndodhur në zonën e Brühlgasse-s në St. Gallen.
Sipas Policisë Kantonale të St. Gallen, një grup prej tetë burrave u ndalua mbi shkallët e kalimit të Brühl nga tre burra. Kur grupi i tetë personave donte të largohej për Brühlgasse, ata u sulmuan, ndër të tjera me shishe dhe grushte, shkruan ‘Blick’.
Katër prej tyre ishin lënduar, raporton policia. Ata kishin pësuar lëndime në kokë gjatë konfrontimit dhe duhej të dërgoheshin në spital nga shërbimi i shpëtimit, përcjell albinfo.ch.
Të plagosurit janë katër zviceranë në moshën 28 (2x), 29 dhe 35 vjeç. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy kosovarë të rinj, derisa i treti është larguar. Ata ishin të moshës ndërmjet 21 dhe 28 vjet.
Rasti është duke u hetuar, derisa ende nuk dihet motivi i kësaj përleshje masive.