Ambasadori i Turqisë viziton Komunën e Preshevës
Në Presheve sot mirëpritëm Ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Tanju Bilgiç
Me problemet dhe kërkesat tona Ambasadori nderuar është i njoftuar tashmë, dhe kemi marrë premtime se Ambasada Turke do të kontriboj në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë.
Me Ambasadorin Turk vizituam edhe pjesën ku do të ndërtohet Parku i madh i qytetit dhe ambientin e stadiumit të Preshevës ku shpresojmë që këto 2 projekte të mbështeten nga Ambasada Turke.
Gjithashtu bashkë me përfaqësuesit e organizatës turke që vepron në Republikën e Serbise TIKA vizituam kursin e rrobaqepësisë që vitin e kaluar është finansuar nga kjo organizatë në bashkëpunim me komunën e Preshevës.
Ky projekt tani ka përfunduar dhe kemi 10 persona të çertifikuara me çertifikata të rrobaqepësisë.