MagazinaSport

SHQIPËRIA HUMB NË TAVOLINË, SERBIA DËNOHET ME TRI PIKË!

Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka penalizuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke i dhënë kësaj të fundit fitoren 3-0.
Skandal i vërtetë i UEFA-s që në vend të drejtësisë ka zgjedhur diplomacinë politike duke shkelur mbi faktet e pakundërshtueshme në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në mënyrë befasuese për mbarë opinionin ndërkombëtar, Komisioni Disiplinor i qeverisë evropiane të futbollit në një tentativë të qartë për të ruajtur ekuilibrat në kurriz të të vërtetës vendosi në fakt ta kthejë në zero ndeshjen e turpshme të Beogradit, pasi nga njëra anë vendosi që ndeshja të fitohet në tavolinë nga Serbia me rezultatin 3-0, ndërsa nga ana tjetër për aktet e dhunës në Beograd vendosi t’i heqë 3 pikë Serbisë, pra praktikisht i bie sikur ndeshja të mos ishte luajtur fare. Përveç humbjes në tavolinë me rezultatin 3-0 Shqipëria është dënuar edhe me një gjobë financiare prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që Federata Serbe e Futbollit dënohet me 100 mijë euro gjobë, si dhe zhvillimin me dy ndeshjeve pa tifozë nga ana e përfaqësueses serbe të futbollit. Pavarësisht dhunës që u pa në sytë e gjithë botës nga ana e tifozëve serbë, pavarësisht turpit që ndodhi në Beograd dhe precedentëve botërorë të huliganizmit nga ana e serbëve, UEFA ka vendosur të mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike. FSHF-ja do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button