Lajme

Në Preshevë mbahet ekspozita “Hapat e para në kamp” gjate luftës së Kosovës, të autorit Osman Demiri nga Kumanova (Foto)

Me rastin e “Ditës Botërore të Fotografisë”, Këshilli Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, organizuan ekspozitën “HAPAT E PARA NË KAMP” të autorit Osman Demiri.

Këto fotografi sipas autorit të ekspozitës janë realizuar në kohën e luftës në Kosovë, në kampin e Çegranit ku mijëra familje jetonin syrgjyn, pasi ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Përmbledhja e 40 fotografive të kampit më të madh që ishte në Maqedoni, të shetitë në kujtime dhe çdokush që është mbi 20 vjeç e sheh vetën aty. Këto fotografi janë të realizuara vetëm me fëmijë.

Vlen të përmendet se ekspozta ka marrë emrin ‘Hapat e parë në Kamp’, meqë bëhet fjalë për grupmoshë fëmijësh, që një pjesë e madhe e tyre hapat e parë i kanë bërë në kampin e Çegranit.

Drejtoria e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë informon qytetarët se Ekspozita : “HAPAT E PARË NE KAMPË do të jetë e hapur deri më datë 23 gusht ditë e premte.

Related Articles

Back to top button