MagazinaSport

Flamuri shqiptar në Beograd, “ngritët” edhe më 23 tetor nga turqit

Pas ngjarjeve të mbrëmshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u anulua për shkak të hyrjes së tifozëve serbë në fushë dhe sulmit ndaj lojtarëve kuqezi, ndeshja u anulua me arsyetimin se nuk kishte kushte.
E gjithë ngjarja filloi kur një fluturake për disa minuta në stadiumin e Partizanit të Beogradit valonte një flamur shqiptar, i cili irritoj tifozët dhe futbollistët serbë, që mllefin e tyre e shfryen duke sulmuar futbollistët tanë.
Por, jo vetëm data 14 tetor do të mbahet mend për “ngritjen” e flamurit shqiptar midis Beogradit, pasi që të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe tifozët turq.
Së paku kështu kanë paralajmëruar nëpër forume të ndryshme, grupe të tifozëve të Besiktasit të Turqisë.
Tifozët ultras të Besiktasit kanë premtuar se flamurin shqiptar si dhe atë të Kosovës do ta ngritin më 23 tetor, po në të njëjtin stadium, kur do të takohet skuadra turke me Partizanin e Beogradit, në kuadër të Europa League.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button