MagazinaSport

Plisat do të udhëtojnë në Beograd, priten trazira

Tifogrupi prishtinas, Plisat do të udhëtojnë në Beograd. Përkundër faktit se mund të arrestohen e madje edhe të sulmohen nga vendasit, prishtinasit kanë vendosur që të udhëtojnë.
Ndeshja Serbi-Shqipëri ka mundësi që të luhet edhe me tifozë shqiptarë. Vendimin e federatës serbe dhe UEFA-s për të mos pasur tifozë shqiptarë në stadium, pritet ta thyejnë Plisat e Prishtinës.
Këta të fundit do të udhëtojnë në Beograd, me ose pa pëlqimin e federatës dhe autoriteteve serbe.
Disa tifozë prishtinas veçse kanë arritur në kryeqytetin serbë, teksa disa të tjerë do të nisen nesër.
Të kujtojmë se ishin Plisat ata që siguruan bileta për këtë takim, ndonëse federata serbe ua ndaloi atyre udhëtimin.
Gjithsesi, problemi më i madh për tifozët kosovarë do të jenë hyrja në stadiumin e Partizanit, pasi aty mund t’iu kërkohet pasaporta. 
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button