MagazinaSport

Foto ekskluzive nga arritja e kombëtares në Beograd para ndeshjes Serbi – Shqipëri

Kombëtarja Kuqezi e drejtuar nga italiani Gianni de Biasi ka arritur tashmë në Beograd për transfertën më të rëndësishme të eliminatoreve të “EURO 2016”, atë ndaj Serbisë.
Djemtë kuqezi në nisjen e drejt kryeqytetit Serb tregohen profesionist edhe pse japin një mesazh të qartë për tifozët. Kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe autori i golit ndaj Danimarkës, Ermir Lenjani premtojnë se do të bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që janë të ndjehen krenarë.
Cana: Është një ndeshje e rëndësishme dhe premtojmë se do të bëjmë të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë për ne.
Mavraj: Është një ndeshje futbolli, por gjithsesi është një sfidë që për tifozët do të thotë shumë. Do të përpiqemi të marim rezultat dhe t’i bëjmë të ndjehen krenarë për ne.
Lenjani: Ndaj Serbisë është një ndeshje e veçantë do të japim 200% tonë dhe shpresojmë për një fitore.
Raportohet për forca të mëdha të sigurisë, dhe blerja e biletave bëhet me letërnjoftim.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button