MagazinaSport

Serbët: Ktheni biletat, asnjë shqiptar s’e kalon kufirin

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “4494130250”; google_ad_width = 728; google_ad_height = 90;
Serbia shkon drejt një mospranimi në bllok të të gjithë tifozëve shqiptarë për ndeshjen e 14 tetorit, të paktën duke u bazuar në deklaratën e dhënë së fundmi nga Komisari për Sigurinë në Federatën Serbe, Milivoj Mirkov, për portalin serb “Alo.rs”. Mirkov ka deklaruar për faqen në fjalë se tifozët shqiptarë nuk do ta ndjekin ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet në Beograd, duke shtuar se shumë shpejt ky vendim do t’i komunikohet zyrtarisht edhe Federatës Shqiptare të Futbollit.
Gjithmonë duke ju referuar asaj që shkruan “Alo”, Mirkov ka deklaruar se këtë të mërkurë është zhvilluar një takim mes Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme, dhe Federatës Serbe të Futbollit është cituar pozicioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka refuzuar për të përmbushur kërkesën e serbëve për të furnizuar emrat dhe mbiemrat e tifozëve që do të disponojnë biletat e akorduara për ndeshjen.
Milivoj Mirkov në deklaratën e tij gjithashtu ka shtuar se Federata Shqiptare nuk dëshiron të marrë përgjegjësitë për tifozët kuqezinj. Në këtë mënyrë serbët kanë dalë në përfundimin se kërcënohet siguria në shtetin e tyre nga një përplasje e mundshme e tifozëve, prandaj nuk është e mundshme të garantohet siguria e duhur.
Është kjo deklarata e Komisarit të Sigurisë në Federatën Serbe, i cili vetëm pak ditë më parë kishte deklaruar se i ishte lënë afat deri të premten FSHF-së për të dërguar gjeneralitetet e tifozëve kuqezinj që do të udhëtojnë drejt Beogradit duke saktësuar se në stadium do të pranoheshin vetëm tifozët që disponojnë një pasaportë të Republikës së Shqipërisë dhe që janë rezidentë në Shqipëri duke përjashtuar në këtë mënyrë tifozët kosovarë apo ata të diasporës.
Tani madje siç bën të ditur “Alo”, serbët kërkojnë nga FSHF edhe kthimin pas të 1125 biletave që i kanë akorduar për tifozët shqiptarë duke pretenduar që Federata Shqiptarë t’u komunikojë tifozëve shqiptarë që të mos udhëtojnë kot drejt serbisë.
Gjithsesi vlen për t’u përmendur se pavarësisht deklaratës së zyrtarit të Federatës Serbe, vendimi përfundimtar për mospranimin e tifozëve i takon Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme që në një rast të tillë duhet të ngrejë duart lart duke pranuar se nuk mund të garantojë sigurinë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button