Standardet e dyfishta të PVD-së lidhur me shfrytëzimin e të mirave publike, brenda dhe jashtë pushtetit
Komunikatë e APN-së në Bujanoc
Vizita në Gjermani- institucionale, private apo me parti ?!
Alternativa për Ndryshim në Bujanoc e konsideron vizitën në Gjermani të tri figurave të PVD-së si tentim për të manipuluar opinionin në emër të “takimeve për problemet e shqiptarëve në Luginë”.
APN vlerëson se vet „ delegacioni „ vizitor ka kamufluar me qëndrimin në shtetin gjerman duke mos e sqaruar mirë cilësinë institucionale, partiake apo private!
Po të ishte vizita institucionale, lind pyetja se në çfarë cilësie ishte Ardita Sinani, cilin institucion përfaqëson ajo?
Po nëse vizita ishte partiake apo private, APN shtron pyetjen se çfarë veture u përdor për udhëtim dhe me cilat shpenzime u realizua vizita ?
Nëse vizita u realizua me ftesë të një Agjencioni për ndërmjetësime për punësim në Gjermani, APN kërkon përgjigjen nëse këta “institucionalistë” vizitor kanë ndonjë platformë për zbutjen e papunësisë me emigrime për në këtë shtet ?
Nëse „ delegacioni „ ka zhvilluar takime për zhvilllimin ekonomik, APN-së i intereson përgjigja nëse kryetari i KNSH-së pas “zgjidhjes” së problemeve me tekste, planprogrameve në kulturë e informim, tashmë paska filluar të merret edhe me ekonomi?!
Krejt në fund, Alternativa për Ndryshim konsideron se gjitha këto improvizime po bëhen me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga dështimet e pushtetit lokal në Bujanoc dhe KNSH-së në Luginë.
Alternativa për Ndryshim- Bujanoc
30.10.2019