Shqipëria ndan mjete financiare për blerjen e teksteve për nxënësit shqiptarë në Luginë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i R. Shqipërisë në rrjetin e tij social ka publikuar një postim I cili është mëse i mirëseardhur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, veqmas për nxënësit të cilët po përballen me mungesën e teksteve shkollore. Në postimin e Ministrit Cakaj thuhet:
Edhe një informacion tepër i vyer e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur dhënien e një mbështetjeje shtesë financiare për Keshillin Kombëtar në Serbi me qëllim blerjen e teksteve shkollore.
Ky vendim i shërben nxënësve shqiptarë që ndjekin procesin mësimor në institucionet e sistemit parauniversitar në tre komuna: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Ky vendim është në funksion të rritjes së edukimit në përgjithësi dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në veçanti.
Shqipëria mbetet e përkushtuar për rritjen e kujdesit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe diasporë në përgjithësi.