Lajme
Tani nuk paguani për hyrje në shtëpinë e shëndetit në Preshevë
Nga dita e premte me 8 nentor 2019 eshte larguar pagesa per hyrje ne shtepine e shendetit ne Presheve.
Keshtu ka njoftuar drejtori i shtepise se shendetit Driton Salihu, i cili iu eshte lutur qytetareve qe te mos keqperdorin parkingun pa nevoje per arsye se bllokojne makinat te cilet bartin pacientet.
“Sot kemi hequr pagesën me të holla për hyrje në shtëpi të shëndetit me veturë, mirëpo, lutemi që mos të keqpërdoret pa nevojë nga persona të pa ndërgjegjshëm që janë duke shfrytëzuar hapsirat tona për parkim veture edhe largohen me orë të tëra për të kryer punë tjetër kund, pasi kështu po pengojnë hyrje daljet e veturave tona që bartin pacientë nga e cila dhe varet jeta e njerëzve.”