Kosova dhe Serbia nominohen për çmimin “Nobel për Paqen”
Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike po shihet si shtrim i rrugës së arritjes së marrëveshjes paqësore në mes të dy vendeve.
Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristiandemokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverisë së SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin “Nobel për Paqe”.
Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë, e cila ndan çmimet “Nobel”.
“Prandaj dua që të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për çmimin ‘Nobel për Paqe’, pasi përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokument.