“Muzeu Lëvizës – Tirana vjen tek ti” mbërrin në Preshevë (Foto)
Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, “Muzeu Lëvizës – Tirana vjen tek ti”, ka ndaluar të dielën edhe në qytetin e Preshevës.
Në këtë muze të improvizuar brenda një kamioni, që strehon në miniaturë rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti përgjatë një shekulli, preshevarët gjatë tërë ditës kanë mundësi të shohin elementet kyçe të historisë së Tiranës, elementeve dinamike të ndryshimit urban të qytetit, historinë etnografike, kulturën, artin, arkitekturën, zhvillimin rural e jetësor ndër breza , duke paraqitur Tiranën në gjitha dimensionet e një kryeqyteti me imazhe fotografike.
Aktiviteti do të fillojë nga ora 16:00 në qendër të Preshevës ku do të ketë këngë, valle dhe fjalime nga përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës.