Lajme

Zvicra heq Kosovën nga lista e zezë

Dje është bërë e ditur se Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran nga data 28 shtator.

Pak orë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë fluturime drejt Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i planifikimit të fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.

“Mërgata jonë sapo e mori lajmin e autoriteteve zvicerane, ia mësyjnë vendlindjes, Kosovës së dashur. Në këto pak orë nga vendimi janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të dielën, më 27 shtator, e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga 6 korriku.

Related Articles

Back to top button