Lajme
Kush po e mban mbyll kufirin e Maqedonisë me Kosovën dhe Luginën e Preshevës?!
Komisioni për Sëmundje Infektive ka diskutuar për përshpejtim të procedurave për heqjen e PCR testit me vendet e rajonit, ndërsa për këtë është diskutuar edhe në mbledhjen e Qeverisë.
Nga burime te besueshme brenda Qeverisë mësojmë se në mbledhje është zhvilluar debat i ashpër rreth heqjes se PCR testeve me vendet fqinje, si Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë.
– Advertisement –
Mësojmë se kryeministri Zoran Zaev është pro këtij rekomandimi. Gjithashtu ministrat e BDI janë pro heqjes se testit PCR, por dy ministra tjerë të LSDM janë kundër me argumente që po bëhet presion ndaj epidemiologeve dhe duhet analizuar mirë vendimi për heqjen e PCR testeve.