Lajme

Në cilën pjesë të trupit matet më saktë temperatura

Matja e temperaturës së trupit është kthyer në gjënë më normale të ditëve të sotme, pasi është një prej simptomave të Covid-19.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë për Wall Street Journal, balli, goja, anusi, veshët dhe sqetullat janë zonat më të mira të trupit që tregojnë saktë nivelin e temperaturës.

Sidoqoftë, termometri me rreze infra të kuqe funksionon vetëm për ballin dhe veshët.

Nëse ju përdorni termometër dixhital, matja më e saktë bëhet nëpërmjet anusit dhe gojës mjafton që ai të mbahet për mbi 30 sekonda.

Në sqetulla, termometri duhet mbajtur deri në 5 minuta.

Veshët mund të jenë sfidues për matjen e temperaturës për shkak të dyllit.

Related Articles

Back to top button