Lajme

Suspendohen nga puna 4 policë shqiptarë në Bujanoc

Nga stacioni policor në Bujanoc që nga dita e djeshme janë suspenduar 4 policë shqiptarë, merr vesh FOLonline nga burimet e veta.

Policët janë suspenduar në afat kohor deri në 6 muaj kurse ndaj tyre do të zhvillohet edhe procedura penale, theksojnë të njejtat burime.

Vendimin për suspendimin e tyre e ka marrë kryeshefi i Drejtorisë Policore në Vranjë me propozim të kryeshefit të stacionit policor në Bujanoc.

Policët shqiptarë akuzohen me pretekst të “falsifikimit të proçesit zyrtar” me rastin e ndeshjes së futbollit Tërnoci-Lugina të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar.

Dy policë të suspenduar(njëra police) janë nga Tërnoci, një nga Bujanoci dhe një nga Turija.

Vlen të theskohet se nga viti 2002 numri i policëve shqiptarë në Bujanoc ka rënë dukshëm dhe aspak nuk i përgjigjet Marrëveshjes për krijimin e policisë multietnike nga viti 2001.

Ndërsa shumë policë por edhe struktura komanduese të nacionalitetit serbë ushtrojnë detyrën në këtë stacion duke ardhur nga komunat tjera të Serbisë.

Related Articles

Back to top button