Vajza që vinte nga një familje e pasur dhe vajza e varfër
Ajo ishte një vajzë që vinte nga një familje e pasur, pasi hyri në klasë, iu drejtua shoqes së saj të bankës, dhe i tha:
“Mami im bleu një makinë të re dje.
Mami im është më e pasur se mami jot.
Ajo na solli një dado të re, që të kujdeset për ne, ndërkohë që mami shkon në punë.
Mami ka sjellë në shtëpi edhe një kuzhinier të mirë, i cili na përgatit gjellë nga më të shijshmet.
Mami na ka sjellë në shtëpi edhe një mësues të ri, me të cilin bëjmë mësimet dhe detyrat e përditshme.
Mami im është më e pasur se mami jot”.
Vajza e varfër e ndërpreu dhe i tha:
“Mami im gatuan për ne me duart e saj ushqimet më të shijshme.
Mami im kujdeset vetë për ne, qëndron gjatë natës derisa të na zërë gjumi, na tregon përralla dhe na i lan rrobat me duart e saj.
Të gjitha mësimet dhe detyrat, ne i bëjmë me mamin, e cila na ndihmon dhe na qëndron pranë.
Mami im dhe dashuria që na fal është pasuria më e madhe që kemi.
Ajo na jep bukën e sapo gatuar, ndërkohë që vetë ushqehet me bukët e mbetura dhe të thata.
Ajo na jep mishin e pulës, ndërkohë që vetë ushqehet me krahët saj.
Na mjekon me ilaçe kur sëmuremi, kurse vetë i përballon sëmundjet.
Na blen rroba të reja, kurse ajo vetë i arnon të sajat.
Mami im është shumë herë më e pasur se mami jot pasi pasuria qëndron në shpirt”.