Evropa përfshihet nga moti i keq, stuhi dëbore në Gjermani e Holandë, përmbytje e evakuime në Francë
Kryeministri francez do të shpallë gjendjen e katastrofës natyrore pas përmbytjeve që përfshinë veriperëndimin e Francës, ku dhjetëra familje u detyruan të evakuohen nga banesat e tyre. Moti i keq ka përfshirë gjithashtu Gjermaninë, teksa 28 njerez rapotoheshin te plagosur dhe të shtunën një prej kampeve më të mëdha të të pastrehëve u evakuua pas parashikimeve për një stuhi dëbore. Në Berlin temperaturat kanë arritur në minus 8 gradë celsius.
Në Gjermani dhe Holandë stuhia ‘Darsi’ pritet të sjellë erëra të forte dhe reshje dëbore. Edhe pse nuk dihet numri ekzakt i të evakuarve, autoritetet vendore kanë përgatitur 50 tenda në rast se do të nevojiten për personat e evakuuar.
“Ne kemi mundur të gjejmë strehë për të gjithë personat e evakuuar dhe do të kujdesemi që t’i akomodojmë duke ruajtur masat e pandemisë COVID-19. Të gjithë personat do të kenë mundësi të shpenzojnë fundjavën në ambiente të ngrohta dhe të mbrojtura”, tha Kevin Hönicke, kryetar i bashkisë i Berlinit. Sipas parashikimeve të meteorologëve gjermanë, reshjet e dendura të dëborës do të vazhdojnë deri të hënën, teksa në veri pritet që niveli i dëborës të arrijë deri në 40 centimetra. Në Berlin temperaturat priten të ulen deri në -8 gradë celsius gjatë ditës dhe -12 gradë gjatë natës.