Lajme
Ardita Sinani del pozitiv me COVID-19
Kryetarja e deges se PVD-se ne Presheve Ardita Sinani eshte infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes rrjetit social Facebook, përcjell Presheva.AL
“Të nderuar qytetarë,
Sot, si rrjedhojë të disa simptomeve të lehta paraprake, jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv, edhe pse me 11.02.2021 kam marrë dozën e dytë të vakcinës. Duke qenë se për momentin nuk kam ndonjë përkeqësim të rëndë shëndetësor, po kurohem në vetizolimin shtëpiak.
Nga këto rrethana dhe përmes komunikimit elektronik, po vazhdoj punën dhe veprimtarinë.
Respektoni masat dhe ruajeni shëndetin.
Gjithë të mirat,
Ardita”