Lajme
Arifi takohet me Konjufcën, kërkon përfshirjen e Luginës në dialogun Prishtinë-Beograd dhe fondin Kombëtar të Solidaritetit
Bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin sot takuam kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca.
Z. Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçant të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës:
1. Fondin Kombëtar të Solidaritetit
2. Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd.
Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë