Lajme

Kurti – Vuçiç takohen javën e ardhshme në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e ardhshme në Bruksel pritet të ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ky takim joformal, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, dhe konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.

“Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ashtu edhe mundësi e mirë që zhvillojnë edhe diskutimi mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është forum shumë i mirë që të ketë diskutime të hapura mbi synimet e shteteve në raportet me BE-në dhe forma të tjera të bashkëpunimit”.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Kurti në Bruksel prej kur ka marrë detyrën në mars të këtij viti.

Related Articles

Back to top button