Lajme

Vaksina Pfizer për fëmijët e moshës 12 vjeç së shpejti dhe në Serbi, por …

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq deklaroi se Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të Serbisë do të fillojë një procedurë në mënyrë që vaksina e prodhuar nga Pfizer të aprovohet për përdorim në njerëz më të vjetër se 12 vjet.

Tiodoroviq theksoi për se “gjëja e madhe” është miratimi i Agjencisë Evropiane të Barnave që fëmijët midis moshës 12 dhe 16 mund të vaksinohen.

“Ky vendim është shumë i rëndësishëm, sepse imunizimi do të jetë në gjendje të mbulojë një grup nxënësish që potencialisht janë bartës të mëdhenj të virusit,” tha Tiodoroviq, i cili është gjithashtu anëtar i Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë.

Miratimi i përdorimit emergjent të vaksinës Pfz tek fëmijët 12 deri në 15 vjeç

Vaksinimi me vaksinën Pfizer tek fëmijët nuk do të jetë i detyrueshëm, shtoi ai.

“Vendimi nëse fëmija do të marrë vaksinën apo jo duhet të merret nga prindërit me këshillën e një pediatri, i cili e di më së miri se sa i shëndetshëm është fëmija,” përmendi Tiodoroviq.

Related Articles

Back to top button