Lajme

Më në fund fillon kompensimi i dëmeve nga vërshimet për banorët në Rahovicë dhe Raincë

Kompensimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Rahovicë dhe Raincë fillon së shpejti, megjithëse mjetet e ndara financiare për këtë qëllim nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Prishtinës prej gjithsej 150.000 euro po bllokohen ende nga Thesari i Republikës së Serbisë duke e pamundësuar transferin e tyre në xhirollogarinë e Komunës së Preshevës.

Ky kompensim do të bëhet me mjetet qeverisjes lokale, të parapara nga rebalansi i fundit i buxhetit komunal, si dhe me donacionin e Bashkisë së Tiranës prej 50.000 euro.

Këtë vendim e miratoi sot Këshilli Komunal pas raportimit të anëtarëve të Komisionit për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në bashkësitë lokale të Rahovicës dhe Raincës.

Related Articles

Back to top button