Vuçiq: Kemi grurë për Shqipërinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për krizën në Ukrainë.
Pas kësaj, Vuçiq është deklaruar edhe lidhur me atë nëse Serbia do të ndalojë eksportin e grurit në vendet e rajonit, nëse Ballkani ka një krizë të re ekonomike.
“Natyrisht, ne kemi grurë mjaftueshëm për Serbinë, e më shumë se sa mjafton. Por është e kotë të thuhet se na mjafton diçka e që njerëzit në fakt të mos kenë. Tashmë kemi marrë kërkesat e para nga Shqipëria dhe ne po punojmë për to. Por nëse thoni se Serbia do të ketë bukë dhe Bosnja dhe Hercegovina jo, kjo do të thotë se Serbia nuk do të ketë”, deklaroi Vuçiq.
Ai shtoi se do të kenë mjaftë për të dyja vendet.
“Njerëzit duhet ta dinë se çfarëdo që flasin për mua, çfarëdo që të flasin për Serbinë është mjaft e sigurt që Bosnja dhe Hercegovina me siguri do të marrë një pjesë të sasisë së grurit, e për këtë s’ka dyshim. Është e rëndësishme që të flasim për këtë”, shtoi Vuçiq.
Ndryshe ditë më parë Serbia mori vendim që të ndalojë eksportin e grurit, vajit e gjërave elementare ushqimore.