Lajme

Turqia jep shpresë: Takim Zelensky-Putin së shpejti

Një marrëveshje paqeje është vënë në tryezën e negociatave të Rusisë-Ukrainë, por ecuria e saj varet në faktin nëse Kremlini do të pranojë një armëpushim, thotë ministria e mbrojtjes së Ukrainës. Oleksii Reznikov, i cili udhëheq delegacionin ukrainas tha se puna po vazhdon, por Rusia duhet të ndale bombardimet në mënyrë që të ketë kompromis. “Ne sigurisht, që së pari do të flasim për një armëpushim dhe korridore humanitare, si dhe ndihma për civilët me ujë, ushqime, dhe ndoshta më pas mund të firmosim një marrëveshje për paqe“, tha Reznikov.

Ndërkohë në bisedimet për paqe, Turqia po kërkon të marrë pjesën e saj. Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se kanë shpresa se do të arrihet një armëpushim pasi takoi homologun e tij Dmytro Kuleba në Lviv. “Nëse arrihet një marrëveshje për çështjet për të cilat ne shohim një afrim, ekziston mundësia që dy liderët Putin dhe Zelnsky të takohen. Në bisedimet e mia të djeshme në Moskë, pashë se Federata Ruse nuk kishte një kundërshtim për këtë dhe se ata mund ta pranonin një propozim të tillë”, tha ministri turk.

Vizita e Çavuşoğlu’ në Ukrainë vjen në vazhdën e përpjekjeve të Turqisë për të pozicionuar veten si ndërmjetëse në konflikt , duke u afirmuar në skenën ndërkombëtare. Pushtimi rus i Ukrainës po kërcënon gjithashtu të bëhet një problem i brendshëm për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, pasi Rusia dhe Ukraina sigurojnë shumicën dërrmuese të furnizimit me grurë të Turqisë.

Related Articles

Back to top button