Ja sa para duhet të keni gjithmonë në shtëpi
Ekspertët e të drejtave të konsumatorit rekomandojnë që është më e sigurta të mbash para në një kasafortë.
Për raste urgjente, nuk duhet të keni vetëm produkte ushqimore të rëndësishme në shtëpi, por edhe ca para. Ekziston një rekomandim për shumën e saktë për familje.
Zyra Gjermane për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën ndaj Fatkeqësive (BBK) ka krijuar një listë për furnizimin emergjent dhjetëditor që çdo qytetar duhet të ketë në shtëpi në rast krize.
Furnizimet e urgjencës përfshijnë sende ushqimore të përditshme si ujë ose oriz, por edhe ilaçe dhe para. Edhe pse ekziston një listë e saktë e BKA-së për sendet ushqimore, ka relativisht pak informacion për sasinë e parave të gatshme për raste urgjente. Guida e BKA-së përmend vetëm se duhet të keni “para të mjaftueshme në shtëpi”, por nuk specifikon shumën e saktë.
Autoritetet austriake rekomandojnë “500 euro për familje në fatura të vogla”. Është e rëndësishme që të mos lini para për raste urgjente në banesë nën dyshek apo libra, shkruan revista Phoenix, transmeton Poslovni dnevnik.
Ekspertët e të drejtave të konsumatorit rekomandojnë që është më e sigurta të mbash para në një kasafortë. Nëse nuk keni kasafortë në shtëpi, kërkoni strehën më të mirë të mundshme.
Mbani në mend se uji ose lagështia mund të dëmtojë paratë e letrës, prandaj mbrojeni mirë. Rëndësia e parave të gatshme u shfaq kur pati probleme me pagesat me kartë në të gjithë Gjermaninë.
Klientët nuk mund të paguanin me kartë në dyqane si Aldi, Edeka dhe dm. Problemi me pagesat me karta ka zgjatur me ditë të tëra dhe deri më sot nuk është zgjidhur plotësisht.