Lajme

Në kufirin e Preshevës kapen mbi 600 mijë euro dhe 125 mijë dollar

Pjesëtarë të MPB-së, Departamentit Kundër Korrupsion, Departamentit të Nishit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtorinë Doganore, me urdhër të Departamentit Special Kundër Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, arrestuan shtetasin gjerman A.A (1986) dhe shtetasin nga ukraina A.N (1982) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Policia ka gjetur para të padeklaruara – 607.990 euro, 124.924 dollarë, si dhe dy smeraldë në pikën kufitare të Preshevës gjatë kontrollit të një veture BMW të drejtuar nga A.A, ndërsa me të ishte edhe A.N.

Ata akuzohen se kanë synuar të transferojnë para dhe gurë të çmuar, të cilët dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale, përmes pikës kufitare dhe t’i nxjerrin jashtë Republikës së Serbisë.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Related Articles

Back to top button